“Thaçi po bën pazare për fatin e tij në kurriz të Kosovës”

Aktuale

“Thaçi po bën pazare për fatin e tij në kurriz të Kosovës”

Nga: N.H Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 23:23
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se kompromisi i njohjes së Kosovës do të jetë falja Serbisë e pjesës së Mitrovicës.

Sipas tij, Kosova po vazhdon të mbetet torte të cilën Thaçi me Vuçiqin po e ndajnë për shijet dhe interesat e tyre.

“Besoj se kompromisi i njohjes së Kosovës do të jetë falja Serbisë e pjesës së Mitrovicës, kjo vjen me miratimin e Thaçit. Ketë edhe e nënkuptoj Vuçiqi e të cilët e duan në çdo kusht Thaçin si palë në bisedime. Kosova po vazhdon të mbetet torte të çilen Thaçi me Vuçiqin po e ndajnë për shijet dhe interesat e tyre. Besoj se kjo gjë duhet ndalur me çdo kusht para se te jete vone, ndryshe rrezikojmë që edhe më shumë të tkurremi si tërësi”, ka thënë Mehmeti.

Ai shton se Kosova nga Serbia duhet të kërkojë dëmshpërblim për të gjitha krimet dhe dëmet që i ka bërë vendit.

Image
Faton Mehmeti

“Vuçiqi në anën tjetër po merr maksimumin e mundshëm nga Kosova, e cila jo vetëm që s’ka çfarë i jep Serbisë, por edhe duhet të kërkojë dëmshpërblim për të gjitha krimet dhe dëmet që i ka bërë në Kosovë. Derisa kjo nuk ndodhë, vetëm sa i jep hapësirë Serbisë që të kërkoj të kënaqë apetitet e saj karshi Kosovës. Duhet që Kosova të ketë vija të kuqe me Serbisë siç është kufiri”, ka thënë ai.

Në fund, ai nënvizon se kreu i Kosovës po bën pazare për fatin e tij në kurriz të Kosovës, duke i premtuar Vuçiqit veriun me kusht që të shpëtoj nga Specialja.

“Thaçi po bën pazare për fatin e tij në kurriz të Kosovës, duke i premtuar Vuçiqit veriun me kusht që të shpëtoj nga ndjekjet e drejtësisë”, ka përfunduar Faton Mehmeti për gazten “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat