Ahmeti pas takimit me krerët e shtetit: Më 8 janar jemi në Bruksel, pa Thaçin

Aktuale

Ahmeti pas takimit me krerët e shtetit: Më 8 janar jemi në Bruksel, pa Thaçin

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 10:40
Ekipi diaologues

(E plotësuar) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka konfirmuar se nesër delegacioni shtetëror për dialogun me Serbinë, do të zhvillojë një takim edhe me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të zyrës së BE-së në Kosovë.

Këtë Veseli e ka konfirmuar në një konferencë për media, pas takimit që kanë pasur me udhëheqësit e grupit të unitetit.

Veseli ka thënë se ky takim do të mbahet me qëllim të informimit të ambasadorëve dhe shteteve të QUINT-it rreth zhvillimeve që po ndodhin.

“Takimet do t’i kemi bashkërisht, që nesër do t’i ftojmë edhe vendet anëtare të Quintit dhe Zyrën e BE’së”, ka thënë kreu i Kuvendit.

Ai ka thënë se të gjithë duhet që të bashkohen rreth këtij procesi.

“Është proces i lirisë dhe sovranitetit, proces i territoreve të shtetit tonë të pavarur, është proces i njohjes nga Serbia dhe sigurimin e ulëses sonë në OKB”, ka thënë Veseli.

Në këtë takim ka marrë pjesë vetëm Shpend Ahmeti, ndërsa Fatmir Limaj ka munguar.

Ahmeti: Më 8 janar jemi në Bruksel, pa Thaçin

Shpend Ahmeti, bashkëkryesues i delegacionit shtetëror për dialog me Serbinë, ka thënë pas takimit me kryeparlamentarin Kadri Veseli, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj e të tjerët, se delegacioni më 8 janar do të zhvillojë takimin e parë në Bruksel.

“Më 8 janar do të kemi takim në Bruksel me lehtësuesit e procesit të dialogut për të diskutuar mbi ecurinë e procesit të dialogut”, tha Ahmeti.

"LDK dhe VV i kanë dy vende të rezervuara në delegacionin shtetëror, dhe ne do t’u dërgojmë vazhdimisht thirrje për të marrë pjesë në takime".

“Unë nuk e di që kanë qëndrime të ndryshme. Mirë është që të kemi një zë që ta çojmë procesin përpara”, theksoi ai, raporton Koha.net.

“Edhe kryeministri edhe presidenti thanë se jemi në mbështetje të delegacionit shtetëror”, u shpreh Ahmeti.

“Delegacioni shtetëror ka Rezolutë që ia përcakton mandatin këtij Delegacioni. Ne kemi Kushtetutë, s’mund t’i ikim. Nëse flasim për shkëmbime territoresh, atëherë ne e kemi Kushtetutën”, theksoi bashkëkryesuesi i Delegacionit shtetëror.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj, shkurtimisht tha: “I përkrahi krejt çka thanë”, duke potencuar se shkëmbimin e territoreve nuk e pranojmë.

Veseli tha se takimi ka shkuar shumë mirë, dhe çdo gjë gjatë këtij procesi do të jetë transparente dhe nga ky proces Kosova do të dalë fitimtare.

“LDK e VV të mos na shikojnë neve si faktorë politikë, ata duhet vetëm ta duan Kosovën”, tha Veseli. “Duhet t’i tregojmë Vuçiqit se s’mundet të flasë në emrin tonë, t’i tregojmë se nuk është njeri i moderuar”.

Thaçi: Të bashkuar do të arrijmë marrëveshjen me Serbinë

Ka përfunduar takimi në mes ekipit negociator dhe krerëve shtetëror.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se ky është proces i lirisë dhe sovranitetit.

Image

“Të gjithë duhet të jemi bashkë në këtë proces, është proces i lirisë i sovranitetit, i mbrojtjes së territoreve është proces me na njoh Serbia si shtet. Kosova do të fitoj një ulëse në OKB”, ka thënë Veseli.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vlerësuar iniciativën për këtë takim.

“Vlerësoj iniciativën që të takohemi si në rastin e sotëm për një angazhim shtesë, për një koordinim ma të mirë të punëve tona pasi kështu do kemi suksese më të mëdha për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi”, ka deklaruar Thaçi.

Tutje, Thaçi ka thënë se pas letrës së dërguar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kanë ndryshuar gjërat.

“Procesi është udhëhequr nga Bashkimi Evropian por mendoj se tani është më ndryshe pas letrës së dërguar nga Trump, cila të jetë këshilla e Amerikës do të jetë edhe vendimi i Kosovës”.

Ai ka theksuar se ekipi negociator do të kryej këtë obligim dhe si president do t’i mbështes dhe këshilloj për çdo gjë që kanë nevojë.

Image

Veseli fton sërish LDK-në dhe VV-në të bëhen pjesë e dialogut

Ka nisur takimi i thirrur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, siç është thënë, për t’u koordinuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka mbledhur krerët më të lartë të shtetit dhe anëtarët e Ekipit Negociator për të bashkërenduar dhe unifikuar qëndrimit e shtetit të Kosovës për procesin e dialogut final Kosovë-Serbi.

Në këtë takim ishin të ftuar të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e LDK-së dhe VV-së por nuk ishin të pranishëm,

Kryeparlamentari Veseli tha në hapje të takimit se Kuvendi i Kosovës do të jetë gjithmonë vendi i unitetit për vendimet e shtetit të Kosovës.

Ai tha se institucioni që drejton do të jetë në mbështetje të plotë të punës së ekipit shtetëror në dialog ndërsa ftoi sërish LDK-në dhe VV-në që të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të bëhen pjesë e procesit të dialogut i cili do ti siguroj Kosovës njohjen nga Serbia, ulësen e në OKB dhe përshpejtim në anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO.

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë takuar sot me dy përfaqësuesit e grupit të unitetit për dialogun me Serbinë.

Në këtë takim kanë marrë pjesë të gjitha partitë tjera, përveç Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat e kanë bojkotuar takimin edhe përkundër ftesës.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, por aty mugnon Fatmi Limaj.

Ky takim po mbahet para fillimit të seancës së jashtëzakonshme ku pritet të diskutohet draft-marrëveshja e propozuar nga Qeveria për dialogun Kosovë-Serbi.

***

Ka nisur takimi i thirrur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, siç është thënë, për t’u koordinuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Në këtë takim po marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa, nga ekipi negociator janë Shpend Ahmeti, Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Dardan Gashi.

Në këtë takim nuk po marrinë pjesë LDK-ja dhe Vetëvendosje, ndonëse ftesa është dërguar edhe për ta.

Pjesë e këtij takimi nuk është as Fatmir Limaj.

***

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka ftuar në takim të përbashkët Presidentin, Kryeministrin, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në Ekipin Negociator, LDK dhe VV, për t’u koordinuar për Dialogun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat