Veseli: Nesër me ekipin e unitetit do të takohemi me ambasadorët e QUINT-it

Aktuale

Veseli: Nesër me ekipin e unitetit do të takohemi me ambasadorët e QUINT-it

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 11:53
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli,

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka konfirmuar se nesër delegacioni shtetëror për dialogun me Serbinë, do të zhvillojë një takim edhe me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të zyrës së BE-së në Kosovë.

Këtë Veseli e ka konfirmuar në një konferencë për media, pas takimit që kanë pasur me udhëheqësit e grupit të unitetit.

Veseli ka thënë se ky takim do të mbahet me qëllim të informimit të ambasadorëve dhe shteteve të QUINT-it rreth zhvillimeve që po ndodhin.

“Takimet do t’i kemi bashkërisht, që nesër do t’i ftojmë edhe vendet anëtare të Quintit dhe Zyrën e BE’së”, ka thënë kreu i Kuvendit.

Ai ka thënë se të gjithë duhet që të bashkohen rreth këtij procesi.

“Është proces i lirisë dhe sovranitetit, proces i territoreve të shtetit tonë të pavarur, është proces i njohjes nga Serbia dhe sigurimin e ulëses sonë në OKB”, ka thënë Veseli.

Në këtë takim ka marrë pjesë vetëm Shpend Ahmeti, ndërsa Fatmir Limaj ka munguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat