Haradinaj ia bën të qarta vijat e kuqe Shpend Ahmetit: Veç shkëmbim territoresh

Aktuale

Haradinaj ia bën të qarta vijat e kuqe Shpend Ahmetit: Veç shkëmbim territoresh

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 12:07
Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmeti, pamje nga takimi i ekipit dialogues

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreu i Kuvendit, Kadri Vesli, në konferencën e përbashkët për media , kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të mbështetur delegacionin shtetëror për dialogun me Serbinë.

Në fjalën e tij Shpend Ahmeti si përfaqësues i këtij delegacioni shtetëror ka folur për përkrahjen institucuonale që ka marrë nga Kadri Veseli, Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj.

Megjithatë Haradinaj ka ndërhyrë derisa po fliste Shpend Ahmeti, duke i thënë se nuk do ta përkrahin delegacionin shtetëror, nëse flasin për korrigjim të kufijve.

“Nëse është shkëmbim i territoreve, nuk pajtohem me delegacionin asnjëherë”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat