SBASHK-u kërcënon me grevë me afat të pacaktuar

Aktuale

SBASHK-u kërcënon me grevë me afat të pacaktuar

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 12:45
SBASHK-u në një konferencë për media

(E plotësuar) - SBASHK në një konferencë për media shpalli grevën njëorëshe për nesër, për shkak të paralajmërimit se mund të votohet në Kuvend Projektligji për pagat së bashku me Projektligjin e Buxhetit 2019.

Drejtuesit e kësaj sindikate kanë thënë se me këtë projektligj janë të injoruar krahasuar me sektorë të tjerë.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka thënë se me Projektligjin për paga, koeficienti për arsim duhet të jetë 2.6.

Ai ka thënë se greva njëorëshe në çerdhe do të jetë prej orës 7:00 deri në orën 8:00. Në të gjitha shkollat e Kosovës greva nis në orën e parë në të gjitha ndërrimet, kurse në Universitetin e Prishtinës greva do të mbahet prej orës 8.00-9.00. 

Jashari: Grevë do të këtë në gjitha shkollat dhe universitetet

“Ju kujtojmë, se SBASHK-u në përpjekje për të realizuar kërkesën për përmirësimin e Ligjit të pagave e me qëllim që të mos pengohet procesi mësimor ka organizuar një protestë në shtator, ditë e shtunë, me kryetarët e sindikatave të shkollave dhe njësive akademike, por ky veprim sindikal e as takimet me udhëheqës të lartë të institucioneve të Kosovës nuk dhanë rezultate, prandaj unë si kryetar I SBASHK-ut shpall grevën njëorëshe për nesër, ditë e enjte, data 27.12.2018. Greva njëorëshe në çerdhe do të jetë nga ora 7 deri në orën 8, në të gjitha shkollat e Kosovës, grevë do të ketë në orën e parë në të gjitha ndërrimet, kurse në Universitetet e Kosovës greva do të mbahet prej orës 8 deri në orën 9”, deklaroi Jashari.  

Nëse nuk plotësohen kërkesat edhe pas kësaj greve, SBASHK paralajmëron grevë me afat të pacaktuar më 14 janar në të gjitha shkollat e Kosovës.

Jashari: Nëse nuk përmbushen kërkesat, nis greva me afat të pacaktuar

“Nëse edhe pas këtij veprimi sindikal institucionet e nuk mbajnë premtimin dhe nuk e përmirësojnë Ligjin e pagave me qëllim që të punësuarit në arsim e kulturë të kenë vend meritor, e jo që një mësimdhënës të ketë koeficientin 2 ose shprehur na para 478 euro e një vozitës i udhëheqësve të shtetit 2.2 ose 525 euro, atëherë nëse nuk bëhet përmirësimi i këtij projektligj të keq dhe degradues, më 14 janar 2019 do të fillojë greva e përgjithshme e në kohë të pacaktuar në çerdhe, në të gjitha shkollat e Kosovës dhe në Universitetet e Kosovës. Përgjegjësinë për këtë do ta kenë institucionet e Kosovës, të cilat edhe përkundër gjithë këtyre angazhimeve tona dhe përpjekjeve që me dialog të përmirësohet, për këtë projektligj të keq nuk u arrit marrëveshje, andaj me keqardhje e themi se 14 janari që do të shënonte fillimin e gjysmë vjetorit të dytë, do të shënojë fillimin e grevës së përgjithshme në afat të pacaktuar”, tha ai.

Ndryshe, në seancën e kaluar të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj pati premtuar se do të plotësohet kërkesa e PSD-së për miratimin e Projektligjit për paga në pako me Projektbuxhetin e vitit 2019.

***

SBASHK-u në një konferencë për media shpalli grevën njëorëshe për nesër më datë 27.12.2018, për shkak të paralajmërimit se mund të votohet projektligji për pagat së bashku me Projektligjin e Buxhetit 2019.

Drejtuesit e kësaj sindikate kanë thënë se me këtë projektligj janë të injoruar krahasuar me sektorë të tjerë. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari ka thënë se me projektligjin për paga, koeficienti për arsim duhet të jetë 2.6.

Ai ka thënë se greva njëorëshe në çerdhe do të jetë prej orës 7:00 deri në orën 8:00. Në të gjitha shkollat e Kosovës greva nis në orën e parë të të gjitha ndërrimeve, kurse në Universitetin e Prishtinës greva do të mbahet prej orës 8 deri në orën 9.

Nëse nuk plotësohen kërkesat edhe pas kësaj greve njëorëshe, SBASHK paralajmëron një grevë tjetër më 14 janar në të gjitha shkollat e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat