Shpend Ahmeti i thotë Kadri Veselit: Pyetjet më të vështira po m’i le mua

Aktuale

Shpend Ahmeti i thotë Kadri Veselit: Pyetjet më të vështira po m’i le mua

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 13:11
Ekipi diaologues

Bashkëdrejtuesi i ekipit negociator, Shpend Ahmeti, sot para gazetarëve në prani të kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, ka krijuar një situatë humori.

Të pyetur nga gazetarët se a do të jetë në tavolinë të bisedimeve kërkesa e përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjes, dhe Bujanocit, kryeparlamentari Veseli ka sugjeruar që në këtë pyetje të përgjigjet Shpend Ahmeti.

Ndërsa ky i fundit ka qenë i pa kënaqur me këtë përparësi.

“Pyetjet më të vështira po mi len mua”, tha Ahmeti.

Në takim u bë e ditur se delegacioni i Kosovës për dialogun me Serbinë do të shkojë në Bruksel më 8 janar të vitit të ardhshëm për t’u takuar me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian.

Këtë e ka konfirmuar bashkëdrejtuesi i këtij delegacioni, Shpend Ahmeti, pas një takimi që zhvilloi sot me Presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, të ftuar nga ky i fundit.

“Ne do të kemi trasparencë të plotë në këtë proces mbi atë se çka po diskutohet. Më 8 janar jemi të ftuar në Bruksel që të informohemi për platfomat dhe temat”, tha Ahmeti pas këtij takimi.

“I kemi marrë të gjitha dokumentacionet dhe informatat e nevojshme. Me Presidentin kemi diskutuar që temat e hapura t’i kemi në matricën tonë si delegacion. Nga tema e të zhdukurve deri në çështjen e pronave janë çështje që duhet të përmbyllen në këtë proces”, shtoi Ahmeti.

Ai tha se ka kërkuar që tash e tutje, kosovarët t’i lënë anash qëndrimet personale rreth dialogut dhe të flasin “me një zë”.

Por duket se kjo kërkesë nuk i është përmbushur.

“Natyrisht që sot s’ka pasur pajtueshmëri të plotë por do të zhvillojmë takime. U dakorduam që pas çdo takimi të nivelit të lartë të kemi një takim informues”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat