"Pa Amerikë s'ka dialog dhe pikë!"

Aktuale

"Pa Amerikë s'ka dialog dhe pikë!"

Nga: N.Sh Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 14:45
Donald Trump dhe harta e Kosovës

Politologu dhe analisti politik, Faik Krasniqi thekson se, është jetike për Kosovën përfshirja e Amerikës në dialogun finalë Kosovë-Serbi, pasi Amerika do të ishte garantuesja më e madhe e këtij procesi.

Krasniqi thekson se, nëse Amerika e pranon që edhe Rusia të përfshihet në këtë dialog nuk ka asnjë problem, pasi mbrapa nesh e kemi shtetin më të fuqishëm në botë.

Ai thekson se, pa Amerikën, nuk duhet të vazhdohet dialogu Kosovë-Serbi.

Image
Faik Krasniqi

“Për Kosovën dhe shqiptarët është jetike përfshirja e Amerikës në dialogun final Kosovë-Serbi, sepse nuk ka garanci nga Bashkimi Evropian edhe nëse nënshkruhet marrëveshja finale. Amerika do të ishte garantuesja më e madhe e këtij procesi. Nëse amerikanet pranojnë që edhe rusët të jenë pjesë e këtij procesi, atëherë neve nuk na prish asnjë punë, sepse mbrapa kemi shtetin më të fuqishëm në botë, dhe kjo gjë ju dhemb serbëve. Me Evropën lozin si të duan, kurse me amerikanet nuk guxojnë. Por nuk besoj që amerikanët do të lejonin të përfshihen edhe rusët. Pa amerikanët s'ka vazhdim të dialogut dhe pikë!”, thotë Faik Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat