Policia e Kosovës thellon bashkëpunimin me policinë e Shqipërisë dhe Maqedonisë

Aktuale

Policia e Kosovës thellon bashkëpunimin me policinë e Shqipërisë dhe Maqedonisë

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 16:09
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj sot priti në takim zyrtar drejtorët e policive të dy shteteve, asaj të Shqipërisë dhe të Maqedonisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj sot priti në takim zyrtar drejtorët e policive të dy shteteve, asaj të Shqipërisë dhe të Maqedonisë, me të cilët bisedoi për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional, i cili do të ndikojë në ngritjen e sigurisë së përgjithshme te të tri vendet dhe më gjerë.

Në takim u tha se qëllimi i bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve policore do të ndikojë në mënyrë pozitive edhe në parandalimin e krimit të organizuar dhe atij trans-kufitar.

Drejtori Qalaj falënderoi dy drejtorët e policive Ardi Veliu dhe Sasho Tashevski për vizitat e tyre të cilat do të shërbejnë për të forcuar bashkëpunimin reciprok.

Drejtuesit e të tri agjencioneve u zotuan për ngritjen e mëtejme të bashkëpunimit dhe realizimit të takimeve të ndërsjella edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat