Eskalojnë tensionet mes VV-së dhe PSD-së, përleshen fizikisht aktivistët e dy subjekteve

Aktuale

Eskalojnë tensionet mes VV-së dhe PSD-së, përleshen fizikisht aktivistët e dy subjekteve

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 17:26
Kryetari i PSD-se Shpend Ahmeti dhe kryetari i VV-se Albin Kurti

(E plotësuar) - Akuzat se Partia Socialdemokrate është bërë bisht i PDK-së, ka shpërthyer në grushte mes Leonard Shalës, asamblistit të PSD-së në Therand dhe aktivistit të Vetëvendosjes në këtë qytet, Veton Shalës.

E gjitha ngjarja ndodhi pasi anëtari i VV-së, Veton Shala, komentoi në një postim të facebook, ku shihej Leonard Shala me kolegët e tij me nënkryetarin e PSD-së, Visar Ymeri.

Aktivisti i VV-së kishte akuzuar PSD se është bërë bisht i PDK-së.

Përgjigje për këtë kishte asamblisti i PSD-së, i cili shkroi duke e akuzuar se “është shtyrë nga dikush të leh”. Pas gjithë komenteve, të nesërmen ndodhi edhe rrahja.

Veton Shala thotë për T7 se ka kërkuar ndihmë në emergjencë. Shala ka konfirmuar se ka lajmëruar rastin në polici.

***

Një rrahje ka ndodh ndërmjet Leonard Shalës, asamblist i Partisë Social Demokrate në Therandë dhe aktivistit të Vetëvendosjes në këtë qytet, Veton Shalës.

E gjitha ngjarja ndodhi pasi anëtari i VV-së, Veton Shala, komentoi në një postim të facebook, ku shihej Leonard Shala me kolegët e tij me nënkryetarin e PSD-së, Visar Imeri.

Aktivisti i VV-së kishte akuzuar PSD se janë bërë bisht i PDK-së.

Përgjigje për këtë kishte asamblisti i PSD-së, i cili shkroi duke e akuzuar se "është shtyrë nga dikush të leh".

Pas gjithë komenteve, të nesërmen ndodhi edhe rrahja.

 T7 ka kontaktuar me aktivistin e VV-së, i cili ka konfirmuar se është grushtuar nga asambleisti i PSD.

Madje, Veton Shala thotë të ketë kërkuar ndihmë në emergjencë.

Shala ka konfirmuar se ka lajmëruar rastin në polici

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat