Kjo është arsyeja e rrahjes mes anëtarëve të PSD-së dhe VV-së

Aktuale

Kjo është arsyeja e rrahjes mes anëtarëve të PSD-së dhe VV-së

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 17:31
VV dhe PSD

Akuzat se Partia Socialdemokrate është bërë bisht i PDK-së, ka shpërthyer në grushte mes Leonard Shalës, asamblistit të PSD-së në Therand dhe aktivistit të Vetëvendosjes në këtë qytet, Veton Shalës.

E gjitha ngjarja ndodhi pasi anëtari i VV-së, Veton Shala, komentoi në një postim të facebook, ku shihej Leonard Shala me kolegët e tij me nënkryetarin e PSD-së, Visar Ymeri.

Aktivisti i VV-së kishte akuzuar PSD se është bërë bisht i PDK-së.

Përgjigje për këtë kishte asamblisti i PSD-së, i cili shkroi duke e akuzuar se “është shtyrë nga dikush të leh”. Pas gjithë komenteve, të nesërmen ndodhi edhe rrahja.

Veton Shala thotë për T7 se ka kërkuar ndihmë në emergjencë. Shala ka konfirmuar se ka lajmëruar rastin në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat