Flet aktivisti i VV-së që u rrah nga asamblisti i PSD-së

Aktuale

Flet aktivisti i VV-së që u rrah nga asamblisti i PSD-së

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 18:09
Lëvizja Vetëvendosje

Veton Shala ka komentuar incidentin që ndodhi mes tij dhe asamblistit të PSD’së, Leonard Shalës.

Gjatë një bisede në emisionin Frontal ai ka thënë se është rrahur nga asamblisti i PSD’së dhe për shkak të lëndimeve ka kërkuar ndihmë në QKUK.

Po ashtu, rastin e ka paraqitur edhe në polici, por, për këtë rast nuk është arrestuar askush.

E gjitha ngjarja ndodhi pasi anëtari i VV-së, Veton Shala, komentoi në një postim të facebook, ku shihej Leonard Shala me kolegët e tij me nënkryetarin e PSD-së, Visar Ymeri.

Aktivisti i VV-së kishte akuzuar PSD se janë bërë bisht i PDK-së.

Përgjigje për këtë kishte asamblisti i PSD-së, i cili shkroi duke e akuzuar se "është shtyrë nga dikush të leh".

Pas gjithë komenteve, të nesërmen ndodhi edhe rrahja.

Image

Televizioni 7 ka kontaktuar me aktivistin e VV-së, i cili ka konfirmuar se është grushtuar nga asambleisti i PSD.

Madje, Veton Shala thotë të ketë kërkuar ndihmë në emergjencë.

Shala ka konfirmuar se ka lajmëruar rastin në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat