“Shpërthen” profesori i njohur: Amerika nuk e do Thaçin si kryesues, vetëm pro-rusja Mogherini e dëshiron në ketë pozitë

Aktuale

“Shpërthen” profesori i njohur: Amerika nuk e do Thaçin si kryesues, vetëm pro-rusja Mogherini e dëshiron në ketë pozitë

Nga: N.H Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 18:51
Aleksandër Vuçiq, Federica Mogherini dhe Hashim Thaçi

Puna e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë ka hyrë në qorrsokakë e sidomos se kush do ta kryesojë atë. Kështu ka vlerësuar profesor. Dr. Binak Maxharraj. Sipas tij, se Amerika e dëshiron Hashim Thaçin si kryesues te dialogut, kjo nuk është e vërtet,  është vetëm shpifje.

Maxharraj ka thënë se është, “pro-rusja dhe pro-serbja Federica Moherini e do veç Thaçin si kryesues të dialogut, dhe askënd tjetër. Sepse dikush tjetër do të ua prishnin paktin e fshehtë të lidhur midis Mogherinit-Vuçiqit”.

Ja shkrimi i tij i plotë:

KONFUSION RRETH KRYESUESIT TE DIALOGUT!

Se Amerika e do Hashim Thaqin si kryesus te dialogut. Kjo nuk eshte e vertet. Kjo eshte vetem shpifje.

Puna e dialogut midis Kosoves dhe Serbise ka hy ne qorrsokak e sidomos se kush do ta kryesoi ate.Tashti jane ba dy Kryesues Presidenti Hashim Thaqi dhe Shpend Ahmeti. Nuk dihet se cili eshte i pari e cili i dyti, a do ta takojne te dyte se bashku Aleksander Vuqiqin,apo me rastin e hyrjes se Thaqit ne takim Shepend Ahmetin do ta le me prite te dera.

Por, pro-rusja dhe pro-serbja Federica Moherini e do veq Thaqin si kryesues te dialogut,dhe as kend tjeter.Sepse dikush tjeter do te ua prishnin paktin e mshefte te lidhur midis Mogherinit-Vuqiqit dhe Thaqit. Bile Mogherini i pat qu selam Hashim Thaqit duke i thane hiqma qafe Ramush Hajradinaj se syt nuk du me ia pa. Ramushi si duket eshte ba tmerr per te.

Presidenca qe sa kohe,c'prej ardhej se letres nga Shtepia e Bardh po trumbeton se Hashimn Thaqi e ka perkrahjen nga Trumpi per ta udheheq dialogun.Kjo nuk eshte aspak e vertete. Amerika nuk leshohet aq poshte sa qe te percaktoj edhe personin se kush do te jete ne krye te dialogut.Ne letren e ardhur nga Amerika askund nuk e permend kryesuesimi duhet te bahet nga Hashim Thaqi.

Ne letren e ardhur nga Amerika thuhet se subjektet parlamentare,pra subjektet politike te falsin me nje ze,te kete unitet ne qendrime rreth dialogut, dhe asgje tjeter.

Por eshte e qarte se nje unifikim i spektrit politike ne Kosove rreth kesaj qeshtje eshte i pa mundur, perdrisa Hashim Thaqi e ka uzurpuar udheheqjen e dialogut,dhe krejte punen rreth dialogut e ka qu deri aty sa qe askush nuk po i ze bese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat