Rrahja e PSD-së dhe VV-së, asamblistët ishin familjar, thonë se rasti është mbyllur

Aktuale

Rrahja e PSD-së dhe VV-së, asamblistët ishin familjar, thonë se rasti është mbyllur

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Një rrahje ka ndodh ndërmjet Leonard Shalës, asamblist i Partisë Social Demokrate në Therandë dhe aktivistit të Vetëvendosjes në këtë qytet, Veton Shalës.

E gjitha ngjarja ndodhi pasi anëtari i VV-së, Veton Shala, komentoi në një postim të facebook, ku shihej Leonard Shala me kolegët e tij me nënkryetarin e PSD-së, Visar Imeri.

Pas gjithë komenteve, të nesërmen ndodhi edhe rrahja. Madje, Veton Shala thotë të ketë kërkuar ndihmë në emergjencë.

Media ka kontaktuar asamblistin nga radhët e PSD-së në Therandë për ta pyetur në lidhje me rastin.

Ai është shprehur se çështja mes tyre është e mbyllur pasi janë edhe familjar.

“Po vetëm ato çfarë janë raportuar, të them të drejtën çështja është mbyllur, ne jemi familjar dhe kjo çështje është mbyllur mbrëmë”, tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat