Nesër takimi i radhës për dialogun Kosovë-Serbi, të pranishëm Veseli, Thaçi e Haradinaj

Aktuale

Nesër takimi i radhës për dialogun Kosovë-Serbi, të pranishëm Veseli, Thaçi e Haradinaj

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 20:55
Veseli, Thaçi e Haradinaj

Përmes një komunikate për media nga Qeveria e Kosovës, bëhet e ditur se nesër kryeparlamentari Kadri Veseli do të merr pjesë në takimin e radhës koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi.

Të ftuar në këtë takim do të jenë edhe Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Takimi do të mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës, ndërsa do të nis në orën 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat