Abazi kërkon protesta, kështu i quan zyrtarët e PSD-së

Aktuale

Abazi kërkon protesta, kështu i quan zyrtarët e PSD-së

Nga: A.M. Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 23:09
Haki Abazi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi ka thënë se PSD- ja e vazhdoi kapjen e shtetit dhe krimin institucional edhe për një kohë të caktuar.

Këtë koment, Abazi e ka bërë në Facebook, ku për më tepër, ai ka shtuar se të gjithë ata që kanë votuar Shpend Ahmetin dhe deputet e PSD-së të protestojnë me kërkese të dorëzimit të mandateve dhe pozitës se kryetarit të Prishtinës.

Postimi i plotë:                           

Sinqerisht po mendoje sa larg kemi mbrri me shtetformim kur kemi kaq shume njerez te keqinje e tradhetare qe kane krijuar obstruksion ne procese. PSD- ja e vazhdoi kapjen e shtetit dhe krimin institucional edhe per nje kohe te caktuar.

Per te shpetuar Prishtinen dhe Kosoven, te gjithe ata qe i kane dhene voten sorrave te PSD te protestojne me kerkese te dorezimit te mandateve dhe pozites se kryetarit te Prishtines. Kjo eshte tradheti klasike e votes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat