Aksidenti në Graçanicë, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë

Aktuale

Aksidenti në Graçanicë, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 10:29
Pamje nga aksidenti

Nëntë nxënës serb nga një fshat i Graçanicës janë lënduar në mëngjesin e sotëm pas një aksidenti të ndodhur mes autobusit me të cilin po udhëtonin dhe një makine të Policisë së Kosovës.

Bratislav Trajkoviç komandant në stacionin e Policisë në Graçanicë, ka thënë se aksidenti ka ndodhur në afërsi të një rreth rrotullimi, derisa vetura e Policisë së Kosovës në të cilën gjendeshin dy polic, ka goditur autobusin i cili po transportonte nxënësit për në shkollë.

Nxënësit e lënduar janë dërguar menjëherë në Qendrën Emergjente në Graçanicë, dhe janë vendosur nën kujdesin e mjekëve.

Doktoresha Marina Madiç ka konfirmuar se të gjithë studentët janë jashtë rrezikut për jetë.

“Nxënësit kanë marrë kujdesin mjekësor dhe janë jashtë rrezikut”, ka thënë Madiç.

 Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe dy policët , të cilët janë dërguar për në qendrën Emergjente në Prishtinë.

Pas aksidentit, Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parë rrethanat e aksidentit.

E zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar gjithsejtë 21 persona.

“Rreth orës 06:30 në Graçanicë ka ndodhë një aksident trafiku, mes një automjeti zyrtar të Policisë dhe një furgoni (që po transportonte nxënës). Deri tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar 21 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat