Presidenti i Austrisë ka një porosi për Kosovën dhe Serbinë

Aktuale

Presidenti i Austrisë ka një porosi për Kosovën dhe Serbinë

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 12:00
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka dhënë një porosi për Kosovën dhe Serbinë.

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka deklaruar se inkuadrimi i Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian (BE) nuk është i mundur deri në zgjidhjen e punëve bilaterale.

“Pas një faze, që ka ndodhur, të afrimit gjatë verës mes Beogradit dhe Prishtinës, ka ardhur deri tek rritja e tensioneve”, deklaroi Van der Bellen gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve “APA”.

“Është e qartë se hyrja në BE është e mundur vetëm nëse zgjidhen punët bilaterale mes shteteve”, shtoi ai.

Van der Bellen theksoi se është me interes të madh që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë zgjidhje. BE, sipas tij, mundet dhe duhet ta mbështes procesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat