Dy kadetë të FSK-së diplomohen në Akademinë Ushtarake të Gjermanisë

Aktuale

Dy kadetë të FSK-së diplomohen në Akademinë Ushtarake të Gjermanisë

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 14:37
Kadetët e FSK-së, Art Sahiti dhe Dhurim Shemsedini

Kadetët e FSK-së, Art Sahiti dhe Dhurim Shemsedini, ditë më parë u diplomuan në Akademinë Ushtarake “Bundeswehr –Offizier Lehrgang” të Republikës Federale të Gjermanisë.

Kadetët e FSK-së i kanë përfunduar me sukses studimet trevjeçare në Akademinë Ushtarake më prestigjioze për logjistikë në Gjermani, ku edhe janë graduar në gradën nëntoger.

Nëntogerët, Art Sahiti dhe Dhurim Shemsedini, pas kryerjes së Akademisë Ushtarake janë emëruar në detyra të reja në Brigadën e Mbështetjes Operacionale, në Departamentin e Logjistikës, pasi që edhe studimet i kanë mbaruar në këtë fushë.

Image

Të dy nëntogerët e sapoemëruar në detyrë, u shprehen të kënaqur dhe shumë mirënjohës ndaj FSK-së që ju ofroi mundësinë për të studiuar në një shtet mik dhe të fuqishëm si Gjermania, e  cila vazhdimisht ka kontribuar për Kosovën dhe në veçanti për FSK-në, duke e ndihmuar në të gjitha fushat si në fushën e arsimimit, trajnimeve, logjistikës (pajisje logjistike), mjekësore  (pajisje mjekësore), transportit  etj.

Akademia ,,Bundeswehr–Offizier Lehrgang” në Gjermani është e njohur për cilësinë e lartë të shkollimit në nxjerrjen e kuadrove profesionale dhe specialistike në degë të ndryshme ushtarake dhe në logjistikë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat