Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali e ka quajtur ekipin koordinues për dialogun “Grup i unitetit Malishevë – Marec”.
Tali përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj deklaratës së Kadri Veselit i cili ka thënë se vetëm uniteti garanton fitore për Kosovën.
Ai thotë se PSD-ja i ka mandtet e vjedhura, Nisma 6% të votave kurse AKR-ja 2%.
Ja shkrimi i tij:
Grupi i Unitetit Malishevë - Marec
Kadri Veseli flet nga takimi i ekipit koordinues për dialogun: Vetëm uniteti i garanton fitore Kosovë!
......
Çfarë uniteti o i bekum?!
PSD nuk e ka kalu pragun - karanfilat janë me mandate të vjedhura; Nisma i ka 6% të votave - të marra të shumtën në nahinë e Malishevës; AKR i ka 2% - të marra të shumtën në nahinë e Marecit; Dardan Gashi 0%.
Kjo i bie uniteti Malishevë - Marec!