Ministri Mustafa: Izet Demaj e sakrifikoj veten në mbrojtje të jetës së qytetarëve të Istogut

Aktuale

Ministri Mustafa: Izet Demaj e sakrifikoj veten në mbrojtje të jetës së qytetarëve të Istogut

Nga: A.M. Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 18:01
Ekrem Mustafa

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa është u tronditur nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Republikës së Kosovës, Izet Demaj.

Ai përmes një postimi në Facebook është shprehur se Izeti e sakrifikoi veten në mbrojtje të jetës së qytetarëve të Istogut.

Po ashtu ka ngushëlluar familjen Demaj dhe Policinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

U trondita nga vrasja e Izet Demajt, pjesëtar i Policisë së Republikës së Kosovës.

Izeti sakrifikoi veten në mbrojtje të jetës së qytetarëve të Istogut. Sakrifica e tij na bënë krenar dhe njëkohësisht na shtynë të luftojmë edhe më ashpër krimin dhe kriminelët.

Siguria e Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk ka alternativë.

Ngushëllime familjes Demaj dhe Policisë së Kosovës.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat