Polici i vrarë bashkëluftëtar i Agim Ramadanit, reagon bashkëshortja e komandantit!

Aktuale

Polici i vrarë bashkëluftëtar i Agim Ramadanit, reagon bashkëshortja e komandantit!

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 18:11
Shukrie Ramadani

Bashkëshortja e komandantit legjendar, Agim Ramadani, Shukrie Ramadani ka reaguar pas vrasjes së policit nga Istogu, Izet Demaj.

 Ky i fundit mbeti i vdekur pas shkëmbimit me armë zjarri me një grabitës së bankave.

“Lajmi për vrasjen e oficerit të policisë Izet Demaj, ushtarit të Koshares, hijes mbrojtëse të komandant Rrustem Berisha,na tronditi thellë. Ngushëllime të përzemërta familjes Demaj, shokëve ,miqve dhe të gjithë pjestarëve të policisë! I dashuri Izet,i dashte dhe çmove heronjtë aq fort sa sot në prag festash u bëre pjesë e tyre,Lavdi dëshmor roje e përjetshme heroike e Lirisë së Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat