Ministri i FSK-së për policin e vrarë: Ishte luftëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani”

Aktuale

Ministri i FSK-së për policin e vrarë: Ishte luftëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani”

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 19:14
Ministri i FSK-së për policin e vrarë: Ishte luftëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani”

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka bërë të ditur se polici Izet Demaj, i cili u vra në detyrë gjatë plaçkitjes në Istog, ka qenë luftëtarë i UÇK-së, në brigadën 138 “Agim Ramadani”.

Ministri Demaj ka thënë se polici Demaj dha jetën në mbrojtje të qytetarëve dhe shtetin për të cilin ka luftuar.

“Jam i shokuar nga lajmi për rënien në krye të detyrës së policit Izet Demaj. Izetin, e njoha në luftën për lirinë e Kosovës, ishte luftëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së. Nga lufta doli fitimtar dhe sot dha jetën në mbrojtje të qytetarëve, të rendit e ligjit të shtetit për të cilin luftoi”, ka shkruar Berisha në Facebook.

“Me dhembje të thellë u shprehi ngushëllimet e mia familjes Demaj, bashkëluftëtarëve, kolegëve të tij në Policinë e Kosovës dhe gjithë miqve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat