Ambasadori francez i jep mbështetje Limajt për dialogun

Aktuale

Ambasadori francez i jep mbështetje Limajt për dialogun

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 19:46
Pamje nga takimi

Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror të Kosovës për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Temë diskutimi e këtij takimi ka qenë faza finale e dialogut Kosovë-Serbi. Në këtë drejtim, bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror e njoftoi ambasadorin francez me angazhimet e këtij delegacioni.

Në anën tjetër, ambasadori Chabert ofroi përkrahjen e plotë për delegacionin. Kosova, sipas ambasadorit, ka bërë një hap të madh më votimin e delegacionit duke inkurajuar Kosovën në vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Ndërsa Limaj tha se Kosova është e interesuar të futet në një dinamikë e cila do të sillte sa më shpejt mbylljen e një marrëveshjeje me Serbinë që do t’i sillte paqe rajonit, dhe në respekt të interesave të dy shteteve.

Limaj e njoftoi ambasadorin se janë duke punuar në mbledhjen e materialeve dhe dokumentacionit të deritashëm që është diskutuar në Bruksel. Ai e ka siguruar ambasadorin francez se delegacioni do të jetë në bashkërendim të plotë me institucionet tjera dhe se Kosova duhet të ketë një qëndrim unik në këtë proces.

Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror për bisedime, tha se Kosova futet në këtë dialog me objektiva të qarta, arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, e cila çon në njohje reciproke dhe mundëson anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe në organizata tjera ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat