Detaje për tragjedinë në Istog: Polici i ndjerë u lajmërua i pari, i dyshuari e gjuante pandërprerë

Aktuale

Detaje për tragjedinë në Istog: Polici i ndjerë u lajmërua i pari, i dyshuari e gjuante pandërprerë

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 19:54
Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja

Prokurorja e rastit në Istogu ku dy persona kanë mbetur të vdekur, Sadije Gashi, ka dhënë detaje lidhur me rastin e pasdites së sotme.

Ajo ka thënë se personi i dyshuar për vjedhje ishte futur në “NLB Banka” për të kryer vjedhje. Sipas saj, polici i ndjerë i ishte përgjigjur i pari thirrjeve për intervenim.

Ka thënë se nga banka ka gjuajtur me armë zjarri, ku në të njëjtën mënyrë sipas saj i është përgjigjur edhe polici.

Ka deklaruar se i dyshuari për vjedhje kishte gjuajtur në të gjitha drejtimet me armë zjarri.

“Polici i ndjeri tani besohet se i është përgjigjur i pari thirrjes.  Pas gjuajtjeve me armë zjarri nga i dyshuar që nga qenë nga zyrat e NLB banka, i njëjti i është përgjigjur edhe polici ku më pas rrugës për spital të Pejës ka ndërruar jetë”, ka deklaruar ajo.

“Gjatë gjithë kohës ka gjuajtur me armë në drejtime të shumta.  Mbetet me u hetua nëse ka qenë në bashkëpunim me dikë”, ka thënë ajo.

Prokuroja ka deklaruar se policia ka vepruar sipas rregullave duke e paralajmëruar të dyshuarin, por ai sipas saj nuk ka ndalur të shtënat.

“Policia sipas të gjitha gjasave ka vepruar rregullave. Është paralajmëruar nga policia por i dyshuari nuk është ndalur duke gjuajtur me armë. Tek i njëjti është gjetur edhe granata e dorës”, ka deklaruar ajo.

Po ashtu ka thënë se trupi i të ndjerit nuk është larguar ende nga vendi i ngjarjes pasi është duke u pritur ekipi i obduksionit nga Prishtina.

“Këtu është dashur të thirret krim teknik e cila është duke i bërë të gjitha ekspertizat. Po presim që nga Prishtina të vinë edhe ekipi për obduksion”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat