Përgënjeshtrohet Kurti, publikohen fotot nga thirrja e tubimit në odën e Kamer Metajt

Aktuale

Përgënjeshtrohet Kurti, publikohen fotot nga thirrja e tubimit në odën e Kamer Metajt

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 21:01
Thirrja në tubim

Vetëm pak kohë pasi në Rubikon, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti tha me bindje se nuk ka qenë në odën e Kamer Metajt, plaçkitësit që vrau një polic e rrezikoi të tjerë në një plaçkitje grabitqare sot në Istog, kanë nisur të shpërndahen fotografi të cilat dëshmojnë të kundërtën.

Kurti tha se Metaj mund të ketë qenë anëtar i VV-së, por kurrë nuk ka qenë në odën e tij.

“Në bazë të fotografive nuk më kujtohet por është e mundshme të jetë anëtar i yni. Është për të ardhur keq, lajm i tmerrshëm por ka ndodhur çfarë ka ndodhur tash. Istogu është i vogël dhe nga të dhënat zyrtare do ta marrim vesh kush ishte saktësisht. Është përhapur lajmi që unë kam qenë në odën e tij, nuk është e vërtetë. Kam qenë në odën e Muharrem Metajt që së fundi nga LDK-ja ka kaluar në VV, mund ta ketë kushëri dorasin por s’kam qenë në odën e tij”, tha kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në rrjetin social Facebook është shkëputur paralajmërimi i ngjarjes, ku tregohet se Vetëvendosje do të mbajë takim në odën e Kamber Metajt, e aty do të flasë edhe Albin Kurti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat