Thaçi nuk guxon të bëjë marrëveshje me Serbinë sepse çon në këmbë 2 milionë banorë, thotë Kurti

Aktuale

Thaçi nuk guxon të bëjë marrëveshje me Serbinë sepse çon në këmbë 2 milionë banorë, thotë Kurti

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 21:18
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se presidenti Hashim Thaçi, është në pikën e tij më të ulët të karrierës.

Ka folur edhe për letrën e presidentit amerikan, Donald Trump, që ia ka drejtuar Thaçit e të njëjtën më pas edhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Në këtë letër, Presidenti Trump, ndër të tjera kërkon nga presidenti Thaçi dhe liderët e Kosovës që të shfrytëzohet ky moment unik, që të flasin me një zë, me qëllim të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë.

“Letra i thotë presidentit të Kosovës pajtim e atij të Serbisë normalizim. Në vend që fjala normalizim të jetë te Thaçi , Trumpi e thotë të kundërtën”, tha Kurti.

Por këto deklarata, Kurti tha se nuk ngjallin panik te ai, por vetëm te Thaçi.

“Unë nuk lëvizi me panik, me panik lëviz vetëm Thaçi. Nga paniku bën vetëm gabime. Duhet të lëvizim shpejt por jo gabueshëm. Presidenti është në pikën e tij më të ulët të karrierës 20 vjeçare. “Presidenti nuk guxon të bëjë marrëveshje me Serbinë, sepse çohen në këmbë 2 milionë banorë”, tha tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat