Festoni vitin e ri me gazetën kombëtare “Bota sot”

Aktuale

Festoni vitin e ri me gazetën kombëtare “Bota sot”

Nga: Bota sot Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 23:08
Kopertina festive e gazetës kombëtare "Bota sot"

Lexues të dashur, sikurse edhe viteve të kaluara, Gazeta kombëtare “Bota sot”, sjell edicionin e saj ekskluziv me rastin e festave të fundvitit.

Në 72 faqe gazetë, do të keni rastin të lexoni materiale nga më të ndryshmet nga politika, kultura, sporti e show –bizi.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën kombëtare “Bota sot”, Vasfije Krasniqi Goodman, ka treguar për përjetimet e saj, si një prej 20 mijë viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Lexoni detaje nga lufta e Vasfijës për drejtësi dhe se si ajo arriti të bëhej zëri i mbi 20 mijë grave e vajzave që përjetuan tmerrin.

Gazeta “Bota sot”, ka vendosur që vitin 2018 ta quaj si Viti i Ushtrisë. Si maja e të arriturave të Kosovës në vitin që po e lëmë pas, është transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës.Si rrallëherë, spektri politik në vend u bënë së bashku, njëzëri për të miratuar tri projektligjet që transformojnë FSK-në në Ushtri të Kosovës.

Flasin Gjeneral Ramadan Qehaja, Hajrullah Tërnava, Vesel Makolli, Bajram Gecaj, Muhamet Kelmendi e Gazmend Islami.

Lexoni se cili nga komandantët e UÇK-së u pagëzua me nofkën LLAKI LLUK gjatë luftës dhe nga kush e mori këtë nofkë.

Me Çka u karakterizua viti 2018 në skenën politike? Lexoni pëmbledhjen ekskluzive të ngjarjeve më të rëndësishme që e përcollën vendin.

Në intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”,  Prof.dr. Muhamet Hamiti tregon se cili ishte përcaktimi i Presidentit Rugova për Kosovën e pavarur dhe demokratike. Cili ishte mendimi i presidentit Rugova rreth korrigjimit të kufijve? Ku ka çaluar diplomacia e Kosovës, sipas profesor Hamitit?  A duhet të përfshihet SHBA-ja, Gjermania apo Britania në bisedimet përfundimtare me Serbinë?

Lexoni po ashtu se përse diplomacia e Kosovës është njolla e zezë e politikanëve dhe zhgënjimi i madh i qytetarëve për vitin 2018.

Çfarë mendon Driton Selmanaj për Qeverinë Haradinaj dhe koalicionin e shumëpërfolur ndërmjet LDK-së dhe VV-së?

Mësoni se cili është ankthi që krijoi Presidenti Thaçi, sipas ish deputetit Adem Salihaj?

Rrëfimi i Ambasadores Alma Lama, nga çka nuk do të heqë dorë asnjëherë ajo?

Tri nga deputetet më aktive të Kuvendit të Kosovës, flasin për pikëpamjet e tyre politike dhe jetën personale.

Valentina Bunjaku Rexhepi, Drita Millaku e Donika Kadaj Bujupi, flasin për gazetën “Bota sot”.

Ekskluzivisht për “Bota sot” shkruajnë, Haki Abazi, Enver Bytyçi e Ali Kelmendi

Bashkë me gazetën mund ta merrni edhe kalendarin për vitin e ri 2019. Ekskluzivisht për numrin festiv kemi përgatitur kalendarin me Ushtrinë e Kosovës, formimi i së cilës vulosi sovranitetin e shtetit.

Këto dhe shumë materiale të tjera, do të mund t`i lexoni në numrin ekskluziv të gazetës “Bota sot”, i cili del në shitje nga dita e nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat