Agim Bahtiri e “ndez” edhe më shumë debatin: A pati ofertë për të kaluar në PDK

Aktuale

Agim Bahtiri e “ndez” edhe më shumë debatin: A pati ofertë për të kaluar në PDK

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 23:56
Pamje nga darka e Kadri Veselit

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka folur rreth “Ndejës së PDK’së”, në të cilën mori pjesë net më parë.

Bahtiri ka treguar ekskluzivisht në emisionin “DPT Te Fidani”, se çka e bashkoi me Kadri Veselin e me figura të tjera të Partisë Demokratike të Kosovës, në darkën ku pjesëmarrës ishte edhe ish-shefi i PDK’së, tani president i vendit, Hashim Thaçi.

“Jam çuditur shumë që është bërë rrëmujë aq e madhe, shkuarja e kryetarit te presidenti apo kryeparlamentari”, është shprehur ai fillimisht.

“Zot shtëpie në Mitrovicë është kryetari i Mitrovicës, dhe çdo njeri i cili vjen nga pjesa e lartë, siç është presidenti apo kryeparlamentari, duhet ta njoftojë kryetarin”, ka thënë Bahtiri.

“Mendoj se është diçka normale. Jam befasuar që mediat u morën aq shumë me atë ndejë të shkurtër”, ka shtuar ai.

Bahtiri ka thënë se ndeja është mbajtur “në Mitrovicë, afër shtëpisë së Kadri Veselit”.

“Kadri Veseli më ka ftuar. Faleminderit. Kam shkuar, nuk e kam ditur që ka aq shumë mysafirë”, është shprehur ai.

Kur i janë kujtuar përplasjet me Veselin në të kaluarën, Bahtiri ka thënë se “raportet institucionale duhet të jenë gjithë të mira. Pushteti qendror dhe lokal duhet të bashkëpunojnë”.

“Më kanë pritur jashtëzakonisht mirë. I përshëndes të gjithë mysafirët që kanë qenë aty”, ka thënë më tej ai.

“Ka qenë ndejë shumë normale”, ka thënë Bahtiri.

I pyetur se cila ishte arsyeja e mbajtjes së ndejës, kreu i Mitrovicës së Jugut është përgjigjur: “Mendoj se arsyeja ka qenë bërja e ushtrisë, dhe secili prej nesh duhet të gëzohemi”.

Bahtiri ka thënë se gjatë ndejës është folur, ndër të tjera, edhe për mundësinë e kalimit të tij në PDK.

Ai ka theksuar se ka marrë ofertë, edhe zyrtarisht, edhe jozyrtarisht, për t’iu bashkuar partisë së Veselit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat