Vrasja e policit Demaj, nesër ditë zie në Kosovë

Aktuale

Vrasja e policit Demaj, nesër ditë zie në Kosovë

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 08:59
Ramush Haradinaj vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë

(E plotësuar) - Nesër në Kosovë do të jetë ditë zie për vrasjen në detyrë të policit Izet Demaj.

Kështu ka njoftuar kryeministri i vendit Ramush Haradinaj gjatë vizitës që i ka bërë sot Policisë së Kosovës.

Haradinaj ka ngushëlluar të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, derisa ka  premtuar se Qeveria do të ndërmarrë të gjitha veprimet për të mbështetur këtë institucion të sigurisë.

 ‘Rënia e tij në detyrë do të bëjë një kthesë”, tha Haradinaj.

Kreu i Qeverisë tha se ligji për sigurime shëndetësore është në fazën finale.

Ndërsa Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se ditën e djeshme policët kanë kryer detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme.

"Dje e kemi pas një rast tragjik në Istog, ka humbur jetën një person. Jam krenar që Polica ka arritur të shpëtojë qytetarët. Besoj që ka kryer punën me heroizëm. Edhepse një ngjarje e tillë  është tragjike, në të njëjtën  kohë jemi shumë krenar", tha ai.

Kryeministri Haradinaj viziton Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë (Drejtpërdrejt)

Pas vrasjes së djeshme në Istog të policit Izet Demaj, kryeministri Ramush Haradinaj viziton Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat