Zyrtarizohet Ushtria e Kosovës, presidenti Thaçi dekreton ligjet për ushtrinë

Aktuale

Zyrtarizohet Ushtria e Kosovës, presidenti Thaçi dekreton ligjet për ushtrinë

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 10:09
Hashim Thaçi ka dekretuar tri ligjet që mundësojnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

(E plotësuar) - Projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, kapërcyen edhe procedurë e fundit, atë të dekretimit nga presidenti i vendit.

Hashim Thaçi nënshkroi të premten paradite tri projektligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës e që i hapin rrugë transformimit të FSK-së në ushtri, proces ky i cili është paraparë të zgjasë 10 vjet.

Në praninë e komandantit të FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama, dhe disa pjesëtarëve të Forcës, presidenti Thaçi përfundoi procedurën e nënshkrimit.

E ditën e sotme ai e quajti të rëndësishme. Ndërkohë falënderoi aleatët e shtetit të Kosovës.

Thaçi: Falënderoj ShBA dhe aleatët e shtetit

"Si presidenti i Republikës së Kosovës, komandat suprem i ushtrisë së Kosovës, u uroj juve komandant, të gjithë ushtarët, oficerët, të uroj popullin e Kosovës, të falënderoj mbështetësit ndërkombëtarë, ShBA dhe të gjitha shtetet e tjera aleate, në këtë ditë të rëndësishme defimitivisht të zyrtarizmit të ushtrisë së Kosovës, me nënshkrimin apo dekretimin e ligjit 06L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes së miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me datë 14.12.2018, dhe i pranuar nga zyra e presidentit të Kosovës me 26.12.2018. Ky dekret hyn më fuqi në datën e nënshkrimit. Urime ushtria juve ushtarë, urime, faleminderit shumë popullit të Kosovës  për besim", tha ai

Pas nënshkrimit nga presidenti, pritet që dokumenti të publikohet në gazetën zyrtare.

Image

***

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka nënshkruar sot tri ligjet që mundësojnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Thaçi sot në prani të komandantin të FSK-së, Rrahman Rama dhe të ushtarëve të FSK-së dekretoi tri ligjet, atë të Ministrisë së Mbrojtjes, ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në FSK.

Presidenti i vendit uroi të gjithë qytetarët për transformimin e FSK-së dhe falënderoi mbështetësit si SHBA dhe të gjitha shtetet tjera aleate në këtë ditë të rëndësishme të zyrtarizimit të Ushtrisë së Kosovës, me dekretimin e ligjeve.

“Ky dekret hyn në fuqi në datën e nënshkrimit… Edhe njëherë urime Ushtria juve ushtarë, ushtarake, oficerë, nënoficerë”, tha presidenti.

Ndryshe, tri ligjet janë miratuar në Kuvendin e Kosovës në lexim të dytë më 14 dhjetor në 2018.

***

Presidenti Hashim Thaçi do të dekretojë ligjet për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat