Veseli: AKI-ja më kishte paralajmëruar se jeta ime ishte në rrezik

Aktuale

Veseli: AKI-ja më kishte paralajmëruar se jeta ime ishte në rrezik

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 11:02
Kadri Veseli

Edhe kryetari i Partisë Demokratike dhe njëherit kreu i Kuvendit po jep dëshmi në Gjykatën Themelore të Prishtinë, për rastin e ‘Syrit të Popullit.

Veseli “Syrin e Popullit’, e ka cilësuar si “Pleh të Kombit”.

Ai ka treguar se është paralajmëruar nga Agjencia e Inteligjencës Kosovare, se jeta e tij është në rrezik.

“AKI’ja më ka paralajmëruar 2-3 ditë përpara se me ndodhë atentati ndaj Azem Vllasit. Më kanë thënë se rrezikohet jeta ime. Nuk iu kam besu, që mundet dikush të bëjë diçka të tillë”, ka thënë Veseli.

Ndërkohë Veseli gjatë dëshmisë së tij, ka thënë se nuk e njeh Rexhep Topllanën, i cili është njëri prej të akuzuarve në rastin e “Syrit të Popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat