Qeveria sërish me vendim, 100 % taksë për të gjitha mallrat që hynë nga Serbia

Aktuale

Qeveria sërish me vendim, 100 % taksë për të gjitha mallrat që hynë nga Serbia

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 11:59
Qeveria e Kosovës

Prej sot në Kosovë nuk do të mund të hyjë pa iu nënshtruar taksës 100 përqind asnjë lloj malli nga Serbia, pavarësisht vendit të origjinës.

Këtë vendim Qeveria e Kosovës e ka marrë pas kërkesës të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shalës, në mënyrë që masa prej 100 përqind të trajtojë njëlloj të gjitha kompanitë.

Ministri Shala u shpreh se kanë sugjerim nga të gjithë miqtë që të trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjitha kompanitë.

"MTI dëshiron që të jetë e barabartë për të gjitha kompanitë, për këtë MTI kërkon heqjen e listës, e cila do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2019", tha ai.

Kurse, kryeministri Ramush Haradinaj tha se ajo që është e papranueshme është letra e kryeministres serbe, Ana Bernabiq, e cila kërkon që vendet që kanë njohur Kosovën të tërheqin njohjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat