Sindikata e Policisë: Vrasja e policit Demaj, sulm mbi shtetin

Aktuale

Sindikata e Policisë: Vrasja e policit Demaj, sulm mbi shtetin

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 14:04
Ilustrim

Sindikata e Policisë ka reaguar pas vrasjes së zyrtarit policor Izet Demaj, duke theksuar se çdo sulm mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk mund të definohet ndryshe përpos si akte të dhunshme dhe sulme mbi shtetin e Kosovës.

Kjo sindikatë është ndalur edhe te sigurimet shëndetësore dhe aksidentale të policive, duke thënë se kjo çështje është tepruar me vonesën.

Komunikata e plotë:

Rasti i mbrëmshëm tragjik me ç`rast në krye të detyrës u vra zyrtari policor Izet Demaj ka tronditur dhe shqetësuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Këtë dhimbje dhe shqetësim jemi duke e nda me familjarët, me gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës dhe qytetarët e vendit tonë. Izet Demaj është zyrtari i njëzet që ra në detyrë që nga themelimi i Policisë së Kosovës.

Izeti u vra në detyrë duke mbrojtur jetën dhe pasurinë e qytetarëve, me përkushtimin dhe ndershmërinë më të lartë, duke flijuar edhe jetën e tij.

Policia e Kosovës është polici e popullit të Kosovës, e cila në praktikë zbaton misionin më fisnik të definuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin e Policisë dhe ligje tjera. Të gjithë qytetarëve, si dhe institucioneve të shtetit ka për detyrë dhe u ofron rend, qetësi dhe siguri. Këtë e bëjnë çdo ditë dhe në vazhdimësi do ta bëjnë, prandaj theksojmë se çdo sulm mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk mund të definohet ndryshe përpos si akte të dhunshme dhe sulme mbi shtetin e Kosovës.

Tashmë u bë kohë shumë e gjatë që jemi duke kërkuar sigurimin shëndetësor dhe aksidental për punonjësit e Policisë të Republikës së Kosovës. Mirëpo, mjerisht, akoma nuk po hasim në mirëkuptim te institucionet kompetente që të gjejnë zgjidhje dhe ti japin epilog pozitiv kësaj çështje. Theksojmë se të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës janë të vetëdijshëm për sfidat, sakrificën dhe rreziqet që bartë ushtrimi i këtij misioni fisnik, por është tepruar me vonesën, që për ne është e pa justifikueshme, që edhe pas 19 vitesh prej themelimit të Policisë së Kosovës të mos kemi sigurimin shëndetësor, aksidental dhe jetësor për punonjësit e Policisë së Kosovës. Të gjitha rastet deri më tash, sikur edhe rasti i mbrëmshëm tragjik janë dëshmi e fuqishme se urgjentisht, pa humbur kohë institucionet e vendit të zgjidhin këtë çështje kruciale, jetike për punonjësit e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat