Janari i vitit të ardhëm do të sjellë sigurimet shëndetësore për Policinë e Kosovës

Aktuale

Janari i vitit të ardhëm do të sjellë sigurimet shëndetësore për Policinë e Kosovës

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 14:18
Ilustrim

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se në janarin e vitit që po hyjmë, Kosova do të ketë ligjin për sigurimin shëndetësor, pensional dhe atë të sigurimit jetësor.

Haradinaj tha se vrasja e policit Izet Demaj, është dëshmia më e mirë se nuk guxon të neglizhohet gjendja në të cilën ndodhen policët e Kosovës sot. Teksa shtoi se do të jetë i pa kompromis në luftën kundër krimit.

Ai shprehi mbështetjen e ekzekutivit për policinë e Kosovës, duke thënë se ky institucion i sigurisë do të jetë  i përkrahur në vazhdimësi nga Qeveria që ai e udhëheq.

Për të ndihmuar këtë institucionin, kreu i ekzekutivit tha se kanë marrë parasysh edhe blerjet e posaçme. Teksa shtoi se në këtë kohë të globalizimit të krimit, edhe Kosova duhet të bëhet gati që të sigurojë qytetarët e vendit, përfshirë edhe ata në veri.

Haradinaj: Në janar do të kemi sigurimet për policinë

“Kemi sigurimin shëndetësor, pensional dhe jetësor, tri ligje të ndara që po përgatiten. Një nga këto ligje, është në MF, është duke u bërë i gatshëm me ardhë në janar në Qeveri. Pra jemi në proces, nuk ka qenë aq thjeshtë me i rregullu kto se po bëhen për herë të parë. Mirëpo jemi afër, po fillojmë në janar me këto ligje”, tha kryeministri.

Ndërkaq, në mbledhjen sotme, Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 mijë euro për familjen e policit Izet Demaj, i cili u vra dje derisa ishte në krye të detyrës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat