Flet vëllai i Kamer Metajt për grabitjen e bankës

Aktuale

Flet vëllai i Kamer Metajt për grabitjen e bankës

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 14:58
Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja

Në deklaratat e tyre të dhëna në polici vëllai i Kamer Metajt ka mohuar të ketë ditur planin e të vëllait për të grabitu bankën.

Kallxo ka siguruar informacione se në dëshminë e tij të dhënë në polici, Metaj ka pranuar se pak minuta para ngjarjes ai dhe një mik i tyre kishin shkuar me Kamerin në Istog me një veturë golf 4 por siç Metaj ka rrëfyer ai nuk dinte për të vëllain.

Prokurorja e rastit Sahide Gashi ka konfirmuar se dy të dyshuarit për dhënien e ndihmës kanë pranuar se kishin qenë me grabitësin në Istog por nuk e dinin për planet e tij.

“Që të dy kanë pranuar se kanë qenë në Istog por nuk e kanë pranuar se dinin për planet e grabitjes së bankës” ka thënë Gashi.

Ajo ka shtuar se prokuroria ka prova se njëri prej tyre kishte qëndruar afër bankës në kohën kur ishte kryer grabitja.

“Me datë 27.12.2018, rreth orës 15:30, pas marrëveshjes paraprake mes tyre për grabitjen e bankës NLB – Dega në Istog dhe tani të ndjerit K. M, kanë ndihmuar personin në kryerjen e veprës penale të vjedhjes grabitqare me qëllim që pasurinë e vjedhur ta mbajnë, në atë mënyrë që, i pandehuri U me veturën e tani të ndjerit K, e tipit Golf 4, ngjyrë e kaltër e sjellë nga fshati Shushicë e Ulët, Komuna Istog dhe pasi që zbresin nga vetura afër stadiumit të qytetit, i ndjeri K i pajisur me pushkë automatike AK-47 dhe granatë dore, drejtohet për në bankën në fjalë, i pandehuri Y hyn në një lokal përballë për ta vëzhguar situatën dhe pas ballafaqimit me polici të tani të ndjerit K, që të dy të pandehurit ikin nga vendi i ngjarjes për në fshatin Shushicë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Pejës.

Gjykata thotë se me këto veprime, Y.M dhe U.M si bashkëkryes kishin për të kryer veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale të vjedhjes grabitqare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat