Qëllimi tinëzar i Mogherinit të fitoj çmimin Nobel për Paqe

Aktuale

Qëllimi tinëzar i Mogherinit të fitoj çmimin Nobel për Paqe

Nga: D. B Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 16:09
Federica Mogherini

Politologu Faik Krasniqi ka thënë për “Bota sot” se përshpejtimi i përmbylljes së dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, është duke u bërë për disa arsye, ku sipas tij, nga arsyet kryesore është ngritja e aktakuzave.

Sipas tij, njëri nga të akuzuarit mund të jetë edhe Presidenti Thaçi, ndonëse Federica Mogherini ka edhe një qëllim tjetër tinëzar.

Image
Faik Krasniqi

Krasniqi thotë se, Mogherini është presidentja kryesore për të fituar çmimin Nobel për Paqe.

“Qëllimi i Mogherinit është që brenda mandatit të saj të arrihet një "marrëveshje" mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që ajo të jetë presidentja kryesore për fitimin e çmimit Nobel për Paqe. Siç duket do të ketë një lloj "shkëmbimi" të territorit, por më shumë do të japim territor se sa që do të marrim”, ka thënë politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat