Reagimi nga Lëvizja Vetëvendosje: Kriminelët si Thaçi dhe të tjerët do ta kenë fundin...

Aktuale

Reagimi nga Lëvizja Vetëvendosje: Kriminelët si Thaçi dhe të tjerët do ta kenë fundin...

Nga: N.Sh Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 16:20
Hashim Thaçi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Hashim Thaçi, i cili në seancë gjyqësore për “Syrin e Populli”, ka akuzuar Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën.

Rexhaj, thekson se, për Thaçin është gjithmonë fajtor Albin Kurtin.

“Albini është fajtor për demarkacionin me Malin e Zi me ç'rast Thaçi ia dhuroi 8200 ha tokë. Për Thaçin, Albini është fajtor për mosliberalizim të vizave, dështimin në UNESCO, tre herë radhazi në Interpol. Për Thaqin Albini është fajtor për korrupsionin dhe krimin institucional. Pastaj për Gjykatën Speciale. Albini për Thaçin është fajtor për kapjen e institucioneve të drejtësisë. Për vjedhjet në dhomat e dëshmive. Për Thaqin Albini është fajtor për fusnotën dhe dhjetëra e qindra koncensione me Serbinë në kurriz të shtetit tonë. Po pra, për Thaçin Albini është fajtor për ç'njohjet nga shtet të cilat e kanë njohur Republikën e Kosovës. Albini për të është fajtor për dështimet dhe humbjet e aleatëve tanë në politikën e jashtme. Gjithmonë fajtor Albini për një kriminel si Thaqi”, shkruan Rexhaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai shprehet se, kriminelët si Hashim Thaçi dhe të tjerët do ta kanë fundin.

Ja shkrimi i plotë:

Po bre për Thaçin fajtor gjithmonë është Albin Kurti. Albini është fajtor për demarkacionin me Malin e Zi me ç'rast Thaçi ia dhuroi 8200 ha tokë. Për Thaçin, Albini është fajtor për mosliberalizim të vizave, dështimin në UNESCO, tre herë radhazi në Interpol. Për Thaqin Albini është fajtor për korrupsionin dhe krimin institucional. Pastaj për Gjykatën Speciale. Albini për Thaçin është fajtor për kapjen e institucioneve të drejtësisë. Për vjedhjet në dhomat e dëshmive. Për Thaqin Albini është fajtor për fusnotën dhe dhjetëra e qindra koncensione me Serbinë në kurriz të shtetit tonë. Po pra, për Thaçin Albini është fajtor për ç'njohjet nga shtet të cilat e kanë njohur Republikën e Kosovës. Albini për të është fajtor për dështimet dhe humbjet e aleatëve tanë në politikën e jashtme. Gjithmonë fajtor Albini për një kriminel si Thaqi.

Tashmë së fundmi kriminelët me orkestrime të ulta për fajësinë e Albin Kurtit. Por kriminelët si Thaqi dhe të tjerët do ta kenë fundin, qytetarët e Kosovës patjetër që do ta zgjedhin Albinin për t'i jetësuar aspiratat e tyre të munguara.

Për Albinin me VETËVENDOSJE!n dhe me VETËVENDOSJE!n dhe Albinin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat