Ish-mjeku i UÇK-së: A do të ndalet ndonjëherë Hashim Thaçi kur flet për Ibrahim Rugovën

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së: A do të ndalet ndonjëherë Hashim Thaçi kur flet për Ibrahim Rugovën

Nga: N.H Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 16:21
Pamje nga vizita e sotme

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka bërë një koment rreth vizitës së Presidentit Hashim Thaçi te familja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Loshi ka pyetur se a do të ndalet ndonjëherë në jetë Hashim Thaçi dhe të reflektojë për hipokrizinë e tij, si rasti kur ai flet për Ibrahim Rugovën.

Madje ai gjithashtu ka thënë se të qenit në pushtet dhe të qenit në jetë të zakonshme paraqesin dy gjera të ndryshme dhe se njeriu duhet t’i ketë dy persona të ndryshëm brenda vetës.

Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

A do të ndalet ndonjëherë në jetë Hashim Thaçi dhe të reflektojë për hipokrizinë e tij, si rasti kur ai flet për Ibrahim Rugovën dhe thotë një gjë që nuk e ndien as nuk e mendon, por mendon se ashtu duhet thënë për të fituar poena politikë, apo për ta arritur një synim politik. Apo ky mendon se të qenit në pushtet dhe të qenit në jetë të zakonshme paraqesin dy gjera të ndryshme dhe se njeriu duhet t’i ketë dy persona të ndryshëm brenda vetes?! Por, problemi tash shfaqet te raporti i Hashim Thaçit me secilin prej nesh që kemi zgjedhur ta kemi vetëm një person, pra veten tonë, dhe që kujdesemi të kemi dinjitet: a jemi ne të gjithë budallenj, apo jemi thjesht njerëz që nuk marrim gjë vesh nga jeta?! Dhe, si duhet t’i edukojmë fëmijët tanë që të kenë jetë më të suksesshme, por edhe të dinjitetshme njëkohëisht? Në mënyrën tonë, apo në mënyrën e Hashim Thaçit?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat