Sylejman Selimi letër nga burgu për pjesëtarin e Policisë së Kosovës

Aktuale

Sylejman Selimi letër nga burgu për pjesëtarin e Policisë së Kosovës

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 16:40
Sylejman Selimi

Ish-Gjenerali i UÇK-së, Sylejman Selimi ka shprehur ngushëllime me një letër nga burgu i Dubravës për vdekjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës dhe ish-ushtarit të UÇK-së, Izet Demajt.

Në një letër të dërguar nga Selimi, ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjes Demaj, shokëve të tij dhe ish-kolegëve të luftës.

Selimi në letrën e ka përshkruar të ndjerin si njeri të respektueshëm si dhe i dashur nga të gjithë.

Kujtojmë që polici i Kosovës, Izet Demaj vdiq gjatë ditës së djeshme pas një plaçkitje të armatosur në një bankë në Istog.

Më poshtë mund ta gjeni letrën e plotë të Selimit:

E nderuara familje Dema më lejoni të ju shprehë ngushëllimet e mija më të sinqerta për humbjen e birit tuaj të dashur.

Ushtarit të lirisë së Kosovës si pjesëtar i UÇK-së, bashkëluftëtar I Heroit të Kombit Agim Ramadanit dhe dëshmorëve të rënë në Koshare, bashkëluftëtar i miqve dhe ish-l-kolegëve të mi Antonit, Rrustes e Fadilit, si dhe shumë miqve të tjerë që të njëjtën dhe të respektuar, sepse i tillë ka qenë i dashur dhe i respektueshëm për të gjithë.

I tillë ka qen i dashur dhe i respektueshëm edhe si pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Familja Dema humbi birin e vet të dashur duke i shërbyer vendit dhe qytetarëve të saj.

Kosova u bë edhe me një dëshmor i cili dha jetën në krye të detyrës i cili do të jetë shembull edhe për gjenerata të tjera.

Ngushëllime familjes, Demaj, ngushëllime mikut tim Mehmet Demaj.

Lamtumirë Hero.

Izet Demaj

Dubravë

Sylejman Selimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat