Djali i Shaban Manajt shpalos detaje për momentet e Izet Demajt me presidentin Rugova

Aktuale

Djali i Shaban Manajt shpalos detaje për momentet e Izet Demajt me presidentin Rugova

Nga: A.M. Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 16:55
Izet Demaj

Shkëmb Manaj, djali i Shaban Manajt, ka thënë se Izet Demaj në kohët me të vështira gjithmonë ishte afër babait tim, afër Fadil Feratit, të Haki Rugovës e edhe të presidentit historik Ibrahim Rugovës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Izet Demaj  e ka kryer detyrën me përkushtim në detyrë 24 orë, edhe jashtë orarit të rregullt të punës.

Postimi i plotë:

Kur njeriu sakrifikon jetën e tij në mbrojtje të qytetarëve dhe pronës së tyre -Ai mbetet gjithmonë në kujtesën e tyre. Izet Demaj ishte i tillë!

Kur polici e kryen detyrën e Tij me përkushtim, në detyrë 24 orë, edhe jashtë orarit të rregullt të punës, Ai e din rolin e tij. Izet Demaj ishte i tillë !

Ai në kohët me të vështira gjithmonë ishte afër babait tim Shaban Manaj, afër Fadil Feratit, të Haki Rugoves e edhe të Ibrahim Rugovës.

Ai ra për të mos vdekur kurrë. Nga sot, Ai mban epitetin e Heroit të Kosovës.

Zoti e bekoftë Izet Demajn.

Familjes Demaj, Vrellës, Istogut dhe gjithë miqve të Tij anë e mbanë Kosovës, Zoti ua dhashtë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat