Pacolli: NATO dhe BE do ta mbështesin krijimin e ushtrisë sepse…

Aktuale

Pacolli: NATO dhe BE do ta mbështesin krijimin e ushtrisë sepse…

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 17:06
Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli, ministër i Jashtëm i Kosovës, u shpreh për Top Talk se Ushtria e Kosovës kishte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por shumë shpejt do të ketë mbështetje edhe nga faktorët e tjerë ndërkombëtarë.

“Ushtrinë nuk e mbështeste pothuajse askush nga faktori ndërkombëtar, por ne vazhduam rrugën tonë. Kemi pasur mbështetje në këtë iniciativë nga SHBA dhe po has mbështetje çdo ditë e më tepër kjo iniciativë. Me kohë, edhe faktorët e tjerë do ta mbështesin, pasi shumica e Evropës e mbështet pavarësinë e Kosovës dhe si shtet i pavarur, ushtria është një gjë absolutisht normale”, theksoi Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat