Detaj i ri për vrasjen e policit në Istog, ja ku po qëndronte Izet Demaj kur nisi e gjithë ngjarja

Aktuale

Detaj i ri për vrasjen e policit në Istog, ja ku po qëndronte Izet Demaj kur nisi e gjithë ngjarja

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 18:12
Izet Demajv

Hisen Berisha, shoku i ngushtë i policit që u vra dje nga grabitësi i armatosur në Istog, ka treguar një detaj lidhur me ngjarjen tragjike që ka ndodhur dje.

Ai ka thënë se në momentin kur kishte filluar e gjithë ngjarja, polici Izet Demaj, kishte qenë duke ngrënë bukë së bashku me një shok të tij në afërsi të vendit të ngjarjes.

“Ishte duke ngrënë bukë, dhe ka lëvizur me shokun e tij pasi e ka vrejt ngjarjen”, ka rrëfyer Berisha.

Ai ka treguar se në momentin që ai e kishte parë që diçka po ndodh, edhe përkundër faktit se e kishte përfunduar orarin e punës, ishte zgjuar dhe ishte afruar për të parandaluar tragjedinë.

Berisha ndërkohë ka treguar se hera e fundit kur janë parë, ka qenë dita kur në Kuvendin e Kosovës ishte votuar për Ushtrinë e Kosovës.

“Herën e fundit ishte kur u miratua Ushtria e Republikës së Kosovës”, ka thënë ndër të tjera shoku i tij i ngushtë, Hisen Berisha.

Ndër të tjera, ai ka treguar edhe për lidhjen e ngushtë që ka pasur me të gjatë kohës së luftës.

Demaj ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës pas palgëve të marra. Ai do të varroset të shtunën në orën 14:00 me ceremoni shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat