Ish-mjeku i UÇK-së, tregon disa detaje për Thaçin, Veselin, Halitin dhe “Syrin e Popullit”

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së, tregon disa detaje për Thaçin, Veselin, Halitin dhe “Syrin e Popullit”

Nga: N.Sh Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 22:00
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe Xhavit Haliti nuk e kanë problem pse “Syri i popullit” deshi që t’i vriste, por pse i kanë pa si tradhtarë.

Loshi thekson se, Syri nuk bëri dallim mes tyre dhe Azem Vllasit.

Sipas tij, ata nuk janë të kënaqur nëse “Syri” dënohej, por me dëshirë do ta qorronin atë.

“Hashimi, Kadriu, Xhaviti... nuk e kanë problem pse “Syri i popullit” deshi t’i vriste, por pse ai sy i pa ata si tradhtarë, pra nuk bëri asnjë dallim mes tyre dhe Azem Vllasit. Prandaj ata nuk janë të kënaqur plotësisht nëse Syri do të dënohej me burg. Ata më me dëshirë do ta qorronin atë!”, shkruan Loshi, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat