Ja çfarë krimi kishte kryer në Gjermani hajni i Istogut

Aktuale

Ja çfarë krimi kishte kryer në Gjermani hajni i Istogut

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 22:03
Kamer Metaj

Kamer Metaj kishte pak vite që ishte kthyer në Kosovë nga Gjermania. Nga aty, tashmë i ndjeri do të dëbohej pasi që paraprakisht kishte kryer 18 vite e gjysmë burg.

Sipas informacioneve që ka siguruar, i ndjeri, vite më parë në shtetin Gjerman kishte kryer një vrasje, bëhet fjalë për vrasjen e gruas të tij, e për të njëjtën vepër kishte vuajtur gati dy dekada burg.

Me ty kthyer në Kosovë i njëjti vazhdoi të merrej me biznes familjar, kishte hapur një dyqan e merrej me bujqësi.

Express gjatë ditës ka qëndruar në fshatin ku jetonte Kameri me familje në Shushicë të Istogut. Familjarët kanë pak fjalë për të ndjerin e u distancuan nga vepra e një dite më parë. Ata patën një mesazh për familjen e policit, Izet Demaj.

Kërkim falje kërkuan nga ta në ditën kur po pritnin të pame për personin që i mori Izetit jetën.

“I kërkojmë falje familjes së policit të vrarë, nuk kemi pas përshtypje asnjëherë që mundet me u marrë Kameri me këto gjana”, thanë ata.

Dëshmitarët thanë se i dyshuari e njihte mirë policin Demaj, ashtu siç e njihnin edhe i gjithë Istogu sepse nga ta konsiderohej si makth që nuk i linte të kryenin punë të jashtëligjshme.

Sipas informacioneve nga ata që panë rastin i ndjeri ishte futur i armatosur në bankë e nga aty do të merrte edhe dy pengje duke tentuar që të largohej. Aty u zë në pritë nga polici i ndjerë Izet Demaj me të cilin do të shkëmbenin zjarr. Të dy këta nuk arritën të ju mbijetonin plagëve të marra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat