Këto janë raportet mes Thaçit dhe Haradinajt

Aktuale

Këto janë raportet mes Thaçit dhe Haradinajt

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 22:21
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj

Këshilltari i presidentit të Kosovës, Bekim Çollaku ka folur për çështjen e korrigjimit të kufijve dhe raportet e Thaçit me kryeministrin Ramush Haradinaj. Ai tha se ideja e ‘korrigjimit’ të kufijve e presidentit nuk nënkupton cenimin fizik të territorit të Kosovës.

Në lidhje me raportet mes Thaçit dhe kryeministrit Haradinaj, Çollaku tha se nuk ka përplasje në mes tyre. Ai shtoi se nuk beson që Haradinaj ka diçka kundër që shqiptarët e Luginës, Medvexhës dhe Bujanocit t’i bashkohen Kosovës.

Kjo deklaratë në lidhje me raportet në mes të dy liderëve të vendit bien ndesh me deklaratën e vetë kryeministrit Haradinaj. Ky i fundit në një intervistë javë më parë, kishte deklaruar se raportet e tij me Thaçin janë ftohur paksa për shkak të mospajtimeve në lidhje me idenë e ‘korrigjimit’ të kufijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat