“24 të rinj shqiptarë keqtrajtohen nga policia serbe!”

Aktuale

“24 të rinj shqiptarë keqtrajtohen nga policia serbe!”

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 00:18
Policia serbe

Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin social një video e cila sipas denoncuesit që ja ka përcjellë Berishës, tregon momentet kur një grup prej 24 shqiptarësh të rinj po keqtrajtohet nga policia serbe.

Berisha ka postuar denoncimin vetëm përmes një titulli, ndërsa vetë denoncuesi shkruan se policia serbe i ka kontrolluar imtësisht në mes të të ftohtit si dhe i ka degjeneruar në sy të të gjithë njerëzve të tjerë.

Për më tepër lexoni statusin dhe videon e postuar nga Berisha.

Denoncohet keqtrajtimi racist nga policia serbe!

Lexoni mesazhin shikoni videon e te riut dixhital! Sb

Zoti Berisha, ja sesi 24 te rinj nga mosha 18-25vjec ikin nga Shqiperia me vetem nje furgon. Shikoni dhe sesi na trajton policia serbe duke na kontrolluar imtesisht ne te ftohte dhe degjeneruar ne syte e njerzve. Pasi dolem ne rregull perseri na kerkuan dhe na moren para. Edi Rama ka hedhur helmin me te keq ne vendin tone saqe zor te gjejme shpetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat