Haxhiu e quan hajgare deklaratën e Ahmetit

Aktuale

Haxhiu e quan hajgare deklaratën e Ahmetit

Nga: A.M. Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 11:20
Shpend Ahmeti dhe Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka komentuar deklaratën e kreut të Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti i cili ka thënë se janë opozitë.

 Ajo përmes një reagimi në Facebook ka thënë se kjo deklarat e Ahmetit është hajgare.

Postimi i plotë:

Si mund të thuash se je në opozitë teksa po e mendon koalicionin parazgjedhor me plot tri parti që janë në qeveri përfshirë këtu partinë e kryeministrit?! Deklaratat e Shpend Ahmetit janë hajgare.

Ja çka paska deklaruar dje: ”Nuk e mshefim që kemi pasur një komunikim më të mirë edhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) edhe me Nismën edhe me Aleancën Kosova e Re (AKR) . Me Alternativën jemi në diskutime të vazhdueshme, unë mendoj që këto opsione janë në tavolinë. Pra, një lloj bashkëpunimi me këto subjekte po e them ose parazgjedhor ose pas zgjedhor, varësisht prej interesave të subjektit tonë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat