Albin Kurti i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit për akuzat: Është në panik

Aktuale

Albin Kurti i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit për akuzat: Është në panik

Nga: A.M. Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 11:47
Albin Kurti, Hashim Thaçi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas akuzave të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se ai dhe Glauk Konjufca kanë lidhje “Syrin e Popullit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se se Presidenti Thaçi është në panik dhe se shqetësimi i tij iracional nuk ka të bëjë me shtetin tonë të pavarur por me pazarin e tij me Serbinë.

Postimi i plotë:

Më 31 mars 2018, mua dhe Glaukun na akuzonte për lidhje me Rusinë dhe Iranin. Më 9 korrik, vetë presidenti Thaçi shkoi e takoi Medvedevin, kurse më 12 nëntor 2018 u takua me Putinin. Tash shpif për lidhje tjera të paqena.

Qëndrimet dhe veprimet tona janë publike, të drejta dhe të qarta. Me shpifjet e këtij presidenti që po ikën më shpejt se ç’është menduar nuk merrem. Viti 2019 do të jetë viti i ndryshimeve për Kosovën. Sepse nuk shkëmbehet Kosova me Serbinë. Sepse nuk zëvendësohet Gjermania me Rusinë.

I ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ta ruajnë qetësinë. Presidenti Thaçi është në panik. Shqetësimi i tij iracional nuk ka të bëjë me shtetin tonë të pavarur por me pazarin e tij me Serbinë. Ai po dështon. Ai po shkon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat