Dardan Molliqaj i del në mbrojtje Albin Kurtit e VV-së

Aktuale

Dardan Molliqaj i del në mbrojtje Albin Kurtit e VV-së

Nga: A.Zh Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 13:53
Dardan Molliqaj

Deputeti i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, i ka quajtur akuza pa fakt, ato që erdhën nga presidenti  Hashim Thaçi e kryeparlamentari Kadri Veseli, se kinse VV qëndron prapa organizatës ”Syri i Popullit”.

Molliqaj në një postim në Facebook, ka thënë se akuzat e Thaçit dhe Veselit janë shpifje dhe thellojnë edhe më shumë përçarjen e spektrit politik në vend, përcjell Bota sot.

“Nuk na duhen shpifje të tilla por as viktimizim. Na duhet përbashkim e pjekuri politike. Vetëm kështu e dëshmojmë se sa e duam vendin tone”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Akuzat pa as edhe një fakt të vetëm që vijnë nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli se kinse VV qëndron prapa organizatës ”Syri i Popullit” janë të ulëta dhe të papranueshme.

Për më shumë, janë shpifje që e thellojnë edhe më shumë përçarjen e spektrit politik në vend, pikërisht tash kur të gjithë duhet të jemi të bashkuar përballë Serbisë.

Nuk na duhen shpifje të tilla por as viktimizim. Na duhet përbashkim e pjekuri politike. Vetëm kështu e dëshmojmë se sa e duam vendin tonë./BSa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat