Deputeti i LDK-së publikon një foto të paparë me Izet Demajn, ja si e quan

Aktuale

Deputeti i LDK-së publikon një foto të paparë me Izet Demajn, ja si e quan

Nga: N.H Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 17:29
Naser Osmani

Me nderime të larta në një ceremoni komemorative iu është dhënë lamtumira e fundit zyrtarit policor Izet Demaj.

Deputeti I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani, ka publikuar një fotografi, ku shihet së bashku me policinë Izet Demaj.

Osmani përmes llogarisë së tij në Facebook, i ka dhënë lamtumirën e fundit Demajt.

“U prehësh ne paqë Izet Demaj, shoku im”, thuhet në postimin emocionues të Osmanit.

Kujtojmë se Demaj është polici i 20-të i Kosovës që ka humbur jetën në detyrë.

Image
Naser Osmani dhe Izet Demaj

Demaj ka humbur jetën si pasojë e të shtënave të ndërsjella me një person të dyshuar për plaçkitje të bankës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat